Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Blene votën, frikësuan qytetarët”, Berisha shpërthen ndaj qeverisë për 11 majin: 28 deputetë ishin nën patronazhin e..
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i ftuar këtë të enjte në një emision televiziv, e cilësoi sërish procesin zgjedhor të 11 majit si një farsë elektorale të kontrolluar nga narkoshteti dhe kartelet kriminale. “Votimet dhe zgjedhjet janë një proces, kur ato zhvillohen mbi bazën e rregullave kombëtare dhe ndërkombëtare kemi të bëjmë me një proces zgjedhor, i cili ndjek kritere, standarde ligjore të caktuara dhe zbaton parimet ndërkombëtare për zgjedhje të lira dhe garën,” u shpreh Berisha. Por sipas tij, kur këto kushte nuk përmbushen dhe procesi zhvillohet nën kontrollin e një regjimi që ka shpallur kodin zgjedhor si një “kinezeri”, atëherë nuk mund të quhet më proces demokratik. Ai akuzoi qeverinë se ka përdorur të gjithë potencialin financiar, logjistik dhe njerëzor të shtetit...