Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
“E vështirë të adaptohesh menjëherë me një makinë të re, shihni sa po vuan edhe Hamilton”
“Dikur shihej si një justifikim, por tani që një pilot shtatë herë kampion bote ndryshon ekipin dhe lufton për të kapur podiumin, ne fillojmë të kuptojmë se sa e vështirë është të përshtatet me një ekip të ri, makinë të re”. Spanjolli Carlos Sainz foli për problemet e hasura gjatë ndryshimit të skuadrës dhe makinave për të pilotuar këtë vit. Ish-piloti i Ferrari në Formula 1, tani në Williams, u shpreh në favor të Lewis Hamilton, i cili e zëvendësoi këtë vit në ekipin e Maranellos dhe që ka probleme me “kokëkuqen”. “E kuptoj, sepse e di sa e komplikuar është”, tha spanjolli në një intervistë për “Mundo Deportivo”. “Më është dashur të vuaj ndryshimin e ekipeve pesë herë dhe është diçka për të cilën...