FSHB E SKANDALEVE: TRAJTIMI POSHTËRUES I KOMBËTARES DHE JO VETËM          

FSHB E SKANDALEVE: TRAJTIMI POSHTËRUES I KOMBËTARES DHE JO VETËM          

Ky është “ushqimi sportiv” që u është shërbyer lojtarëve të Kombëtares U20 gjatë një grumbullimi zyrtar të mbështetur nga Federata Shqiptare e Basketbollit. Një ushqim që jo vetëm është i papërshtatshëm për sportistë elitarë, por edhe fyes për dinjitetin e atyre që përfaqësojnë ngjyrat kuqezi. Ky episod nuk është thjesht një incident i izoluar, por reflektim i qartë i një strukture të kalbur, ku Federata Shqiptare e Basketbollit, është shndërruar në një rrjet të mbyllur interesash personale, ku përzgjedhja e trajnerëve, grumbullimet dhe aktivitetet kombëtare varen nga interesa financiarë dhe jo profesionalë. FANELLA KOMBËTARE SI OBJEKT PAZARI Kombëtarja shqiptare është kthyer në një plaçkë tregu që jepet me qira për interesa personale e politike. Emërimet e trajnerëve në ekipet kombëtare nuk bazohen më në meritokraci...