Blushi: Në zgjedhjet lokale do garojmë me siglën tonë, në Kavajë na u vodhën votat e kandidatëve

Blushi: Në zgjedhjet lokale do garojmë me siglën tonë, në Kavajë na u vodhën votat e kandidatëve

Në zgjedhjet e ardhshme lokale Partia e Lirisë do të kandidojë me siglën e saj dhe jo bashkë me PD-në, ndërsa në Kavajë ka dyshime të forta se u vodhën votat nga brenda dhe jashtë koalicionit. Kështu u shpreh sot në ‘Studio Live’ të Report Tv, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi. I sapozgjedhur deputet nga lista e sigurt e koalicionit PD-ADSHM për qarkun e Tiranës më 11 maj, ai pranoi se dështuan të merrnin rezultat pozitiv në zgjedhjet që i cilësoi të vjedhura nga Edi Rama. Blushi bëri autokritikë edhe për dështimin që ta nxirrte kryetarin Ilir Meta si deputet të Kuvendit, duke marrë një rezultat votash të dobët në listën e hapur të Tiranës. Blushi tha se votat e PL-së ishin vjedhur dhe...