Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Manastirliu: Zgjerojmë rrjetin e laboratorëve inteligjent në shkollat e të gjithë vendit
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu zhvilloi sot një vizitë në shkollën “7 Marsi” në Tiranë, ku ndoqi nga afër një orë mësimi të gjuhës angleze të zhvilluar në laboratorin e ri inteligjent të kësaj shkolle. Laboratori inteligjent është kthyer në një hapësirë të re të të mësuarit, ku teknologjia vihet në shërbim të të gjitha lëndëve, duke e bërë procesin mësimor më tërheqës dhe efikas për nxënësit. “Ky laborator në shkollën ‘7 Marsi’ është shumë funksional jo vetëm për të mësuar lëndën e teknologjisë dhe informacionit, por gjithashtu edhe për të mësuar lëndë të tjera, për t’u aftësuar më shumë përmes platformave interaktive dhe përmes të gjithë atyre projekteve të bukura që nxënësit kanë zhvilluar së bashku me mësuesen,” u shpreh Ministrja Manastirliu.