Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Verstappen është një 1 pikë larg skualifikimit, kërkon falje për incidentin: Bëra një veprim të gabuar
4 Qershor 2025 12:09 Telesport Pas një gare plot tension dhe polemika në fundin e saj, Max Verstappen më në fund bëri atë që e bën rrallë publikisht: Të pranojë një gabim. Në profilin e tij zyrtar në Instagram, 4 herë kampioni i botës në Formula 1 pranoi përgjegjësinë e tij për aksidentin e shkaktuar ndaj George Russell. Holandezi mori një dënim prej 10 sekondash në garë dhe iu hoqën 3 pikë nga superliçensa e tij. Kjo ka bërë që ai të jetë vetëm një pikë larg skualifikimit me një garë në rast se gabon sërish. “Në Barcelonë patëm një strategji emocionuese dhe një garë të mirë, derisa doli makina e sigurisë”, tha Verstappen. “Zgjedhja jonë e gomave për fundin dhe disa lëvizje pas rinisjes...