Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Musk ‘sulmon’ Trump: Projektligji për taksat dhe shpenzimet është i neveritshëm
Elon Musk ka kritikuar ligjin e ri për taksat dhe shpenzimet të presidentit Donald Trump, duke e quajtur atë në rrjetin X si “të neveritshme” dhe duke thënë se “nuk e duron dot” këtë legjislacion. Ligji i cili përfshin ulje taksash me vlerë triliona dollarë dhe rritje të shpenzimeve për mbrojtjen, ndërsa lejon gjithashtu qeverinë amerikane të huazojë më shumë para u miratua nga Dhoma e Përfaqësuesve në maj, sipas BBC. Në platformën X, Musk tha se ata që votuan për miratimin e ligjit “janë gabim”. Musk më herët e kishte quajtur ligjin, një nga politikat më të rëndësishme të Trump-it, si “zhgënjyes”, sepse besonte se minonte përpjekjet për kursime që po bënte ekipi i tij, i njohur si Doge. Doge është shkurtimi për Departamenti...