Burimi:
Diasporashqiptare.al

Foto © Diasporashqiptare.al
Besa Shahini zyrtarisht kandidon për kryetare të Prishtinës në zgjedhjet lokale
Besa Shahini nga Partia Socialdemokrate ka njoftuar kandidaturën e saj për kryetare të Prishtinës në zgjedhjet lokale që do të mbahen këtë vjeshtë.Në një videodresim, Shahini tha se dëshiron të sjellë një frymë të re për kryeqytetin, të cilin e konsideron të mbuluar me beton, me hapësira të pakta të gjelbra dhe probleme me pastërtinë. Ajo ftoi qytetarët që kanë energji për ndryshim t’i bashkohen përpjekjes së saj.“Para katër viteve u riktheva nga Tirana në një qytet me potencial të jashtëzakonshëm, por që ka marrë një kahje të gabuar në zhvillim. Ju ftoj të më bashkoheni që keni sadopak energji në përpjekjen për ndryshim,” tha Shahini.Besa Shahini ka shërbyer më parë si ministre dhe zëvendësministre në Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë në Shqipëri.Ndërkohë, presidentja...