Në Zagreb organizohet Festivali i Parë Teatror i Fëmijëve Shqiptarë në Diasporë

Në Zagreb organizohet Festivali i Parë Teatror i Fëmijëve Shqiptarë në Diasporë

Një hap historik për ruajtjen e gjuhës dhe identitetit kulturor të fëmijëve shqiptarë në diasporë do të ndërmerret këtë vjeshtë në zemër të Evropës Qendrore. Prej datës 31 tetor deri më 2 nëntor 2025, kryeqyteti kroat do të jetë mikpritës i edicionit të parë të Festivalit Ndërkombëtar Teatror të Fëmijëve në Gjuhën Shqipe, një ngjarje që synon të bashkojë komunitetet shqiptare nga e gjithë bota përmes artit dhe gjuhës amtare.Festivali është një iniciativë e Shoqatës Teatrore Shqiptare në Kroaci “Mërgimtari” dhe zhvillohet me mbështetjen e Këshillit për Pakicat Kombëtare të Republikës së Kroacisë. Pjesëmarrës janë të ftuar të gjitha shkollat shqipe në diasporë, grupet teatrore të shoqatave kulturore dhe qendrat shqiptare në emigracion.“Synimi ynë është të krijojmë një platformë ku fëmijët të ndihen pjesë e...