Maska silikoni, armë dhe kanabis/ Aksion në Fier, Lushnje dhe Shkodër, 4 të arrestuar

Maska silikoni, armë dhe kanabis/ Aksion në Fier, Lushnje dhe Shkodër, 4 të arrestuar

Pamjet nga operacioni FIER- Një grup kriminal është goditur nga Policia e Fierit! Aksioni është shtrirë në tre qytete të vendit, në Fier, Lushnje dhe Shkodër. Nga grupi, i dyshuar për trafik armësh dhe kultivim kanabisi, janë vendosur në pranga 4 persona, të cilët cilësohen si persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Të prangosurit janë identifikuar: Boran Buzi, 48 vjeç, banues në Kallëm, Fier, i dënuar më parë në Itali me 30 vite burg për shfrytëzim prostitucioni; Niko Osma, 53 vjeç, me banim në Durrës, Qamil Shurdhi, 48 vjeç, nga Lushnja dhe Besim Buzi, 33 vjeç nga Divjaka. Ata akuzohen se trafikonin armë dhe municione të kalibrave të ndryshëm, disa prej tyre edhe nga Kosova, për t’i shitur më pas në Shqipëri, për veprimtari kriminale. Por...