Inzaghi mban “peng” Interin, trajneri në dilemë për të ardhmen, Sarri rikthehet tek Lazio

Inzaghi mban “peng” Interin, trajneri në dilemë për të ardhmen, Sarri rikthehet tek Lazio

Finalja e humbur thellë ndaj PSG-së ka trazuar shumë ujërat në mjedisin interist. Vëmendja kryesore në këto orë në shtëpinë e Interit është tek stoli. Simone Inzagi ka ende pikëpyetjet e tij të mëdha nëse duhet të qëndrojë dhe të vijojë punën me Interin, apo të zgjedhë super ofertën arabe të Al Hilal. Mediat e këtij vendi publikuan së fundmi lajmin se Inzagi madje ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me sheikët për 50 milionë euro neto, shifër shumë e lartë që vështirë se mund të refuzohet. E megjithatë, ndryshe nga sa pretendojnë mediat arabe, në Itali bëjnë me dije se Inzagi ende nuk ka vendosur dhe po pret takimin me presidentin Marotta këtë të martë, takim që do të jetë vendimtar për të ardhmen e...