Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Ancelotti bekon Mbappe: Te Real mund të arrijë po ato rekorde si Ronaldo, më pas do të jetë legjendë
1 Prill 2025 9:24 Telesport “Kylian Mbappé ka shansin për të krahasuar trashëgiminë e tij me atë të Cristiano Ronaldo te Real Madrid”. Ai që e bën këtë deklaratë është trajneri Carlo Ancelotti pas golit të shënuar nga francezi fundjavën e kaluar në kampionat. Ky ishte goli i 33-të sezonal për Mbappe, që në sezonin e tij të parë me fanellën “los blancos” ka barazuar rekordin e yllit portugez, në sezonin e tij të parë te Real Madrid (sezoni 2009-2010). Dhe sezoni s’ka përfunduar ende për francezin. “Është e vështirë të bësh krahasime mes lojtarëve të ndryshëm. Ajo për të cilën mund të shpresoj është që Mbappe të arrijë të fitojë dhe të bëjë atë që Cristiano Ronaldo ka arritur në Real Madrid”, tha trajneri...