“Treni bullgar” në Pekisht të Peqinit, prokuroria i kthen përgjigje PD: Po hetojmë!

“Treni bullgar” në Pekisht të Peqinit, prokuroria i kthen përgjigje PD: Po hetojmë!

Në lidhje me denoncimin e Partisë Demokratike për manipulim të votave përmes të ashtuquajturit “treni bullgar”, në fshatin Pekisht të Peqinit, Prokuroria e Elbasanit konfirmon se ka nisur hetimet në lidhje me çështjen. Në përgjigje ndaj Partisë Demokratike, organi i akuzës në Elbasan konfirmon se është regjistruar procedimi penal për veprën penale të falsifikimit të materialit zgjedhor dhe rezultatit të zgjedhjeve të parashikuar nga neni 326 i Kodit Penal. Sipas Prokurorisë së Elbasanit aktualisht ky procedim ndodhet në fazë hetimi. Nisja e hetimeve, erdhi pas denoncimit që bëri kreu i PD, Sali Berisha dhe kandidati demokrat Bledi Himçi se në një lokal në fshatin Pekisht, u gjetën disa materiale të dyshuara zgjedhore. Përgjigja e Prokurorisë për Partinë Demokratike: PARTISË DEMOKRATIKE TË SHQIPËRISË Në përgjigje të...