Ylli i NBA nën akuzë për dhunë seksuale ndaj një gruaje, lojtari mohon: Shpifje

Ylli i NBA nën akuzë për dhunë seksuale ndaj një gruaje, lojtari mohon: Shpifje

2 Qershor 2025 9:58 Telesport Ylli i New Orleans Pelicans, Zion Williamson është akuzuar për përdhunim në Los Angeles. Një grua me të cilën ai dyshohet se kishte një lidhje paraqiti një ankesë në Gjykatën e Lartë të Los Anxhelosit të enjten duke pretenduar se Williamson e përdhunoi atë në një apartament në Beverly Hills në dy raste në vitin 2020. “Këto dy incidente nuk ishin të izoluara”, thuhet në dosje: “I pandehuri vazhdoi të abuzonte, përdhunonte, sulmonte dhe rrahte gruan në Kaliforni dhe shtete të tjera, përfshirë Luizianën dhe Teksasin, derisa marrëdhënia përfundoi në vitin 2023”. Gruaja kërkon dëmshpërblim për agresionin, i konsideruar nbjë sulm seksual, dhunë në familje, vjedhje me thyerje. Lojtari dyshohet se ka hyrë në banesën e gruas dhe i ka...