‘Presidenti i Republikës në dispozicion të Ramës në KAS’/ Logu: Na mohojnë transparencën për farsën e 11 majit!

‘Presidenti i Republikës në dispozicion të Ramës në KAS’/ Logu: Na mohojnë transparencën për farsën e 11 majit!

Përfaqësuesi ligjor i PD, Marash Logu ka ndarë detaje, lidhur me atë se çfarë po ndodh me farsën elektorale të 11 majit në Komisionin e Ankimeve dhe Sanksioneve në KQZ. I ftuar në studion e emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, Logu tha se kurrsesi nuk mund t’i mohohet një force politike transparenca, pavarësisht se sa i kapur është ai institucion. Logu, edhe në cilësinë e përfaqësuesit ligjor në KQZ, shprehu gatishmërinë e forcës politike, PD për t’i shkuar në fund farsës elektorale dhe për t’iu dokumentuar qytetarëve brenda dhe jashtë vendit, si dhe partnerëve ndërkombëtarë se me Ramën në pushtet nuk mund të këtë jo vetëm zgjedhje të lira e të ndershme, por as edhe proces zgjedhor. Lidhur me pretendimet e disa kandidatëve të...