Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
101 vite Shërbim Shëndetësor Ushtarak, Kingji: Vitet e fundit, hapa thelbësorë për rritjen e kapaciteteve
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjenerallejtënant Arben Kingji përkujtoi sot 101-vjetorin e Shërbimit Shëndetësor Ushtarak. “Shërbimi shëndetësor ushtarak ka qenë pjesë e pandarë e Forcave të Armatosura që prej 16 korrikut 1924, në paqe dhe krizë, brenda e jashtë vendit, duke përbërë një hallkë mjaft të rëndësishme për gatishmërinë operacionale të Forcave të Armatosura”, theksoi Kingji, në një postim në rrjetet sociale. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA nënvizoi se, “vitet e fundit janë ndërmarrë hapa thelbësorë për rritjen e kapaciteteve, përmes trajnimeve të shumta brenda dhe jashtë vendit, pjesëmarrjes në stërvitje ndërkombëtare dhe përmirësimit...