Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Të martën nis Matura Shtetërore, maturantët para testit të Gjuhës së Huaj
Të martën e 3 qershorit nisin provimet e Maturës Shtetërore. Gjuha e Huaj është testimi i parë i detyruar për afro 27 mijë maturantë në të gjithë vendin. Provimi i standardizuar nis në orën 10 njëkohësisht nga 145 qendrat e testimit. Maturantët kanë 2 orë e gjysmë kohë për t’i dhënë zgjidhje pyetjeve me alternativa dhe zhvillim të provimit të gjuhës angleze. Ashtu si dhe vitet e kaluara, teza e provimit hartohet sipas tri niveleve të vështirësisë. Ndërkohë që maturantët nisin procesin më të rëndësishëm për mbylljen e gjimnazit dhe orientimin drejt universiteteve, Rrjeti Akademik Shqiptar po përgatitet për hapjen e portalit U-Albania. Katër provimet e detyruara të Maturës Shtetërore zhvillohen me një javë distancë nga njëri-tjetri. Pas gjuhës së huaj, më 10 qershor do të...