Për rafting në Shkumbin/ Të huajt zgjedhin Shqipërinë edhe për sportet e aventurës

Për rafting në Shkumbin/ Të huajt zgjedhin Shqipërinë edhe për sportet e aventurës

Lumi i Shkumbinit është kthyer në destinacion turistik vitet e fundit. Ai po preferohet gjithnjë e më shumë nga të apasionuarit pas sportit të rafting në Shqipëri. Të fundit ishin mbi 40 turistë nga Spanja që provuan për herë të parë emocionet e rafting në Shkumbin. “Jemi shumë të bekuar që jemi në Shqipëri. Është një eksperiencë e veçantë që po e shijojmë bashkë me njerëzit këtu. Natyara është e bukur, fantastike. Këtu po kalojmë një kohë të bukur”. “Është shumë bukur, kemi qenë edhe në Tiranë. Njerëzit janë shumë të dashur dhe po kalojmë këndshëm.” Falë pasurive natyrore, Elbasani po afirmohet si një destinacion i rëndësishëm për turizmin e aventurës. “Lumi Shkumbin është kthyer në destinacion për rafting dhe ne këtë do të promovojmë,...