Burimi: 
								Syri.net
								
							
                                    Foto © Syri.net                                
                            Greqi/ Bie nga lartësia në Korfuz, plagoset turisti
                            Një incident i rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në Korfuz , konkretisht në Kanalin e Dashurisë, kur një turist ra nga një lartësi e madhe, duke rezultuar në lëndime të rënda. Sipas mediave helene fillimisht ai është dashur të nxirret me barelë nga burrat e zjarrfikësve dhe më pas të transportohet me ambulancën e EKAB-së për në spital.