Festa e 1 Qershorit nis me dashuri dhe përkushtim në repartin e Onkologjisë, IPKO dhe Ledri Vula vizitojnë heronjtë e vegjël në QKUK

Festa e 1 Qershorit nis me dashuri dhe përkushtim në repartin e Onkologjisë, IPKO dhe Ledri Vula vizitojnë heronjtë e vegjël në QKUK

Në prag të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, IPKO, së bashku me ambasadorin e saj të brendit dhe artistin e dashur për publikun, Ledri Vula, vizituan sot fëmijët në repartin e Onkologjisë Pediatrike në QKUK. Kjo vizitë, që tashmë është bërë një traditë e përvitshme për IPKO-n, u zhvillua në një ambient të mbushur me emocione dhe ndjeshmëri, duke sjellë momente prekëse dhe shumë dashuri për heronjtë tanë të vegjël Përmes kësaj nisme simbolike, IPKO rikonfirmon përkushtimin e saj të vazhdueshëm për të qenë pranë fëmijëve që përballen me sfida të mëdha shëndetësore, duke i mbështetur me praninë dhe dashurinë që ata meritojnë. Çdo buzëqeshje që lind nga një vizitë e tillë është një motiv shtesë për të bërë më shumë. Ledri Vula, me karizmëndhe dashurinë...