100 mijë lojtarë të prekur, depozitohet padia epokale ligjore ndaj FIFA-s

100 mijë lojtarë të prekur, depozitohet padia epokale ligjore ndaj FIFA-s

5 Gusht 2025 6:45 Alfred Lleshi Fondacioni “Drejtësi për Futbollistët” (JfP) ka depozituar një padi kolektive kundër FIFA-s, në emër të mijëra futbollistëve, si vazhdim i çështjes së Lassana Diarra, i cili fitoi në Gjykatën Europiane të Drejtësisë ndaj FIFA-s. Çfarë ka ndodhur? Sipas vendimit të Gjykatës së BE-së, rregullorja e FIFA-s ka shkelur rëndë të drejtën e konkurrencës dhe lirinë e qarkullimit të punëtorëve në BE, duke mos lejuar futbollistët të ndërpresin kontratat e tyre në mënyrë të njëanshme pa arsye të forta. Pasojat? U hap rruga për një padi kolektive në shkallë europiane kundër FIFA-s dhe federatave kombëtare. Në këtë padi do të përfaqësohen të gjithë futbollistët profesionistë që nga viti 2002 e deri më sot, të cilët janë ndikuar negativisht nga këto...