10 vite nga shenjtërimi i Nënë Terezës, momente nga vizita në Shqipëri përmes fotove të ATSH-së

10 vite nga shenjtërimi i Nënë Terezës, momente nga vizita në Shqipëri përmes fotove të ATSH-së

Sot shënohet një nga datat më të rëndësishme për figurën e Nënë Terezës, Anjezë Gonxhe Bojaxhiut, dita kur ajo u shpall shenjtore nga papa Françesku, duke u bërë Shën Tereza e Kalkutës. Sot, 10 vite pas atij momenti historik, figura e Nënë Terezës vijon të mbetet një simbol botëror i dashurisë, mëshirës dhe shërbimit ndaj njerëzve në nevojë. Më 4 shtator 2016, në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, papa Françesku drejtoi Meshën e Shenjtërimit të Nënë Terezës. Ceremonia u zhvillua në kuadër të Jubileut të Mëshirës dhe mblodhi më shumë se 120 mijë besimtarë, mes tyre edhe shumë shqiptarë, duke reflektuar lidhjen e veçantë të komunitetit shqiptar me figurën e shenjtores. Më 5 shtator 2016, Nënë Tereza fituese e çmimit Nobel për Paqen, u...