Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
10 ditë afat Putinit! Donald Trump rrit presionin ndaj Rusisë, ose tarifa 100% aleatëve të Moskës
Presidenti amerikan Donald Trump ka përshpejtuar përpjekjet për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, duke ulur ndjeshëm afatin për një marrëveshje paqeje nga 50 në vetëm 10-12 ditë. Nëse brenda kësaj kohe nuk arrihet armëpushim, Trump ka kërcënuar se do të vendosë tarifa 100% ndaj partnerëve tregtarë të Rusisë. Ai shprehu zhgënjim ndaj presidentit Putin, veçanërisht pas një sulmi me raketa në Kiev që vrau civilë në një azil pleqsh, duke thënë: “Jam shumë i zhgënjyer nga presidenti Putin”. Trump e bëri të ditur këtë vendim në një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, ku u konfirmuan edhe furnizime...