1 Shtator 1912, Shkodra hap kinemanë e parë publike
1 September, 2026 - 17:05 Më 1 shtator 1912, në Shkodër u çel kinemaja e parë publike në Shqipëri, me emrin “Grand-Kino Skioptiko-Teatri Elektrik”. Nisma ishte e austriakut Jozef Shtauber, i cili u ndihmua nga piktori i njohur shkodran Kolë Idromeno, që i ofroi mjediset e shtëpisë së tij për shfaqjet. Kinemaja vijoi të shfaqte filma deri në vitin 1914, kur shpërthimi i Luftës së Parë Botërore ndërpreu aktivitetin e saj. Një ngjarje që shënoi një moment të rëndësishëm në historinë e kinematografisë shqiptare./atsh/KultPlus.com
Burimi:
kultplus.com