Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
1.7 trilionë lekë në banka, 5% e shqiptarëve zotërojnë më shumë se gjysmën e parave
Afro 950 mijë qytetarë kanë një llogari bankare, por pa para. Raporti i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave tregon se vjet, edhe pse pati rritje të kursimeve, 93% e individëve kanë në llogari më pak se 2.5 milionë lekëShqiptarët patën gati 1.3 trilionë lekë të kursyera në banka në fund të vitit, por pjesa më e madhe e këtyre parave iu përkasin vetëm pak individëve. Të dhënat nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave tregojnë se më shumë se gjysma, gati 739 miliardë lekë zotëroheshin nga vetëm 5 për qind e qytetarëve. Agjencia nxjerr në pah gjithashtu se pak më shumë 1.7 milionë llogari kanë deri në 2.5 milionë lekë, ndërsa gati 950 mijë prej këtyre depozitave janë bosh, pra kanë më pak se 100 lekë...