Zyrtarisht në detyrë! Ambasadori amerikan Eric Wendt takim me Begajn në Presidencë

Zyrtarisht në detyrë! Ambasadori amerikan Eric Wendt takim me Begajn në Presidencë

Eric Wendt TIRANË-Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Eric Wendt, nis sot zyrtarisht misionin e tij diplomatik në Shqipëri. Wendt ka paraqitur letrat kredenciale te Presidenti i Republikës, Bajram Begaj. Ceremonia zyrtare e pritjes u mbajt në ambientet e Pallatit të Brigadave. Takimi i cili zgjati rreth një orë shënon hapin e parë formal të Wendt në ushtrimin e detyrës së tij si përfaqësues i Washingtonit në Shqipëri. Eric Wendt do të jetë pasuesi i ambasadores Yuri Kim, e cila përfundoi mandatin e saj në Shqipëri në vitin 2023. Që prej asaj kohe, Ambasada amerikane në Tiranë është drejtuar nga të ngarkuar me punë, ndërsa procesi për emërimin e një ambasadori të ri u zgjat për shkak të procedurave të...