Zyrtarët e lartë dhe krimi i organizuar u bënë njësh në mbrojtje të Ergys Agasit
Mëngjesin e 22 shtatorit, forcat e Policisë së Shtetit zbarkuan për kontroll në një kompleks vilash të fortifikuara në periferi të Durrësit – një strehë e dyshuar e Ergys Agasit gjatë muajve të tij të arratisë. Sipas njoftimit të SPAK, kontrolli u krye në zbatim të një vendimi të Gjykatës së Posaçme si pjesë e një hetimi më të gjerë të ndërmarrë ndaj një rrethi zyrtarësh të lartë, që dyshohet se ishin në kontakt apo e ndihmuan Agasin gjatë arratisë. Subjekte të vendimit gjyqësor për masa sigurie apo kontrollesh ishin shefja e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, ish-kreu i Policisë së Shtetit, Ilir Proda dhe zyrtari i Institutit të Policisë Shkencore, Fatjon Kalluçi. Kompleksi ndodhet në një kryqëzim të rrugës “Durrësi në Shekuj” në...
Burimi:
gijotina.com