Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Zyrtare, sulmuesi rikthehet në Serie A, vjen firma
Fiorentina ka afruar në ekip Edin Dzekon. Lajmi është bërë publik nga klubi, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Sulmuesi boshnjak ka nënshkruar një marrëveshje, të vlefshme deri më 30 qershor 2026. “ACF Fiorentina njofton se ka fituar të drejtat sportive të futbollistit Edin Dzeko. I lindur në Sarajevë më 17 mars 1986, Dzeko ka nënshkruar një kontratë që do ta lidhë atë me ‘Violën’ deri më 30 qershor 2026, me një rinovim automatik deri më 30 qershor 2027 në kushte të caktuara”, thuhet në deklaratën zyrtare të klubit. Dzeko ka luajtur më parë për Interin dhe Romën.