Zyrtare! Probleme dëmtimi dhe protestat në kryeqytet shtyjnë sfidën e Jurgen Uldedaj në Tiranë

Zyrtare! Probleme dëmtimi dhe protestat në kryeqytet shtyjnë sfidën e Jurgen Uldedaj në Tiranë

Dueli i boksierit shqiptar Jurgen Uldedaj, për mbrojtjen e titullin kampion bote në peshën “cruiserweight”, kategoria IBO, ndaj australianit Blake Caparello (ish-kampion bote), e planifikuar për këtë fundjavë në Tiranë është shtyrë. Lajmin e konfirmoi në rrjetet sociale vetë Uldedaj, që sqaroi arsyet e këtij vendimi: “Gjatë përgatitjeve kam pësuar një dëmtim në stërvitje (sparring), nga i cili pritet të rikuperohem shumë shpejt”.  “Duke marrë parasysh këtë dëmtim, si dhe situatën e pazakontë që po kalon Tirana, në bashkëpunim me organizatorët dhe IBO, është marrë vendimi për shtyrjen e eventit”, shtoi Uldedaj, që konfirmon se sfida do të zhvillohet po këtë vit dhe po në Tiranë. “Të mbroj titullin botëror në vendin tim, përpara publikut shqiptar, është një ëndërr dhe një moment që e kam...