Burimi:
Sportekspres.com

Foto © Sportekspres.com
ZYRTARE/ Luan me Kombëtaren nga Amerika Qendrore, Partizani transferon lojtarin e AEK-ut të Athinës
Partizani ka prezantuar sot afrimin më të ri në skuadër. Përmes faqes zyrtare në “Facebook” klubi kryeqytetas ka njoftuar ndjekësit për transferimin e Judah Garcia-s. Lojtari është 24 vjeç dhe luan për Kombëtaren Trinidad e Tobago. Sulmuesi i krahut së fundmi e ka zhvilluar karrierën e tij në Greqi, ku ka veshur fanellën e ekipit B të AEK-ut të Athinës. “Judah Garcia është lojtari më i ri i Partizanit. Klubi njofton arritjen e marrëveshjes me sulmuesin anësor nga Trinidad Tobago. 24 vjeçari i bashkohet të kuqve pas eksperiencës te AEK Athina B në kampionatin grek. Garcia i cili është njëkohësisht...