Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
ZYRTARE! Kyle Walker i bashkohet klubit anglez, dy vite kontratë për mbrojtësin e krahut
Burnley bën goditjen e madhe në merkato, duke zyrtarizuar afrimin e Kyle Walker. Mbrojtësi i djathtë 35-vjeçar ka firmosur kontratë 2-vjeçare me klubin në fjalë, duke mbyllur kështu një kapitull të lavdishëm te Manchester City, ku fitoi gjithçka në arenën vendase dhe ndërkombëtare. Walker, i njohur për shpejtësinë, eksperiencën dhe lidershipin e tij, ka zgjedhur Burnley si sfidën e radhës në karrierë, i bindur nga projekti ambicioz i trajnerit Scott Parker. “Kur fola me Scott dhe dëgjova planet e tij për sezonin e ardhshëm, ishte një mundësi në të cilën u hodha menjëherë, – u shpreh Walker, pas prezantimit zyrtar....