ZYRTARE/ Humbja në finale sjell ndryshime te Vllaznia, Brdariçi largohet nga drejtimi i shkodranëve

ZYRTARE/ Humbja në finale sjell ndryshime te Vllaznia, Brdariçi largohet nga drejtimi i shkodranëve

Humbja në finalen për titullin kampion në “Abissnet Superiore” ka sjellë ndryshime te Vllaznia. Klubi shkodran ka vendosur të ndërpresë bashkëpunimin me trajnerin Tomas Brdariç. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi kuqeblu përmes faqes së vetë zyrtare në “Facebook”. “KF Vllaznia njofton mbylljen e bashkëpunimit me trajnerin Tomas Brdariç. Klubi e falenderon për kontributin e dhënë në krye të skuadrës sëonë gjatë kësaj periudhe dhe i uron suksese në vazhdim të karrierës së tij”, ka njoftuar klubi Vllaznia./Sport Ekspres/
Burimi: Sportekspres.com