Zyrtare/ Humbja në derbi ka pasoja, Partizani largon trajnerin rumun Bratu

Zyrtare/ Humbja në derbi ka pasoja, Partizani largon trajnerin rumun Bratu

Tashmë është zyrtare: Florin Bratu nuk është më trajner i Partizanit. Një ditë pas humbjes 3-1 në derbin kundër Tiranës, klubi kryeqytetas njofton se ka mbyllur bashkëpunimin  me teknikun rumun. “FK Partizani njofton përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin Florin Bratu dhe pjesëtarët e stafit të tij teknik. Ky vendim vjen si pasojë e rezultateve zhgënjyese të regjistruara në këtë fillim sezoni, të cilat kanë cenuar ndjeshëm objektivat sportivë të klubit. Seanca e radhës stërvitore do të drejtohet nga Alfred Deliallisi, trajneri aktual i Partizanit B. FK Partizani i uron Florin Bratu dhe stafit te tij suksese në vazhdim të karrierës së tyre sportive”, shkruhet në njoftimin e klubit.