Zvicra “përjashton” Xhakën nga kombëtarja. Kapiteni në hetim penal, rrezikon deri 5 vite burg

Zvicra “përjashton” Xhakën nga kombëtarja. Kapiteni në hetim penal, rrezikon deri 5 vite burg

Çështja e Granit Xhakës ka marrë një kthesë të re dhe shumë më të rëndësishme. Mesfushori dhe kapiteni i Zvicrës nuk do të jetë pjesë e grumbullimit të radhës të kombëtares, pasi vetë ai ka pranuar se gjatë pandemisë kishte siguruar një vërtetim vaksinimi kundër COVID-19. Vendimi është marrë bashkërisht nga Xhaka dhe Federata Zvicerane e Futbollit, ndërsa hetimi penal në Luzern vijon. Rasti lidhet me një certifikatë që dyshohet se është lëshuar nga një mjeke në Luzern. Prokuroria e Luzernit ka hapur procedurë ndaj Xhakës dhe mjekes, ndërsa policia kishte kontrolluar ordinancën e saj në vitin 2023 dhe kishte sekuestruar prova. Hetuesit po verifikojnë nëse bëhet fjalë për falsifikim dokumentesh ose për përfitim të një vërtetimi të rremë. Në një deklaratë të publikuar më...