Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Zvicër-Kosovë, FFK zbulon ku do të luhet ndeshja dhe kur nis blerja e biletave
👁7455
14 Maj 2025 18:04 Telesport Përfaqësuesja e Kosovës do të luajë me Zvicrën në kuadër të kualifikueseve të Kupës së Botës 2026. Kjo ndeshje do të jetë shumë e rëndësishme për rrugëtimin e “Dardanëve” në këtë turne. Ndeshja e parë do të luhet më 5 shtator dhe “Dardanët” do ta luajnë në transfertë. Federata Zviceriane e Futbollit ka bërë të ditur se takimi do të zhvillohet në Basel në stadiumin “St. Jakob-Park”. Ndërkohë, Federata gjithashtu ka bërë të ditur se biletat për duelin me Kosovën mund të blihen duke filluar që nga data 31 korrik.