Zv/kryeministrja Koçiu: 26 përfitues nga Paketa e Maleve në Gjinar, hapi drejt një kapitulli të ri për turizmin
Zv/kryeministrja Albana Koçiu ka vlerësuar potencialin turistik dhe ekonomik të Gjinarit në Elbasan, duke theksuar se Paketa e Maleve ka një mundësi të rëndësishme për zhvillimin e zonës, krijimin e bizneseve të reja dhe rritjen e numrit të vizitorëve. Koçiu thotë se krahas bukurive natyrore, janë vetë banorët ata që mund ta kthejnë Gjinarin në një destinacion gjithnjë e më tërheqës për turistët, përmes investimeve dhe pasurimit të ofertës turistike. ”Gjinarin e ka bekuar natyra, por janë njerëzit e tij ata që mund ta kthejnë në një destinacion gjithnjë e më tërheqës, me më shumë biznese, më shumë vizitorë dhe një ofertë turistike më të pasur. Paketa e Maleve është një mundësi për çdo shqiptar që sheh te toka e të parëve jo vetëm një...
Burimi:
kohajone.com