Zonat e prekura nga Çernobili në Bjellorusi sdo të konsiderohen më të kontaminuara –

Zonat e prekura nga Çernobili në Bjellorusi sdo të konsiderohen më të kontaminuara –

Për shumë bjellorusë që jetojnë në territoret e kontaminuara nga Çernobili, pasojat e aksidentit bërthamor të vitit 1986 do të marrin fund më 1 janar 2027 -të paktën në letër. Një njoftim i publikuar së voni thotë se 177 qytete, qyteza dhe fshatra do ta humbasin statusin e zonave të kontaminuara në fillim të vitit 2027 – një ndryshim që prek rreth 566.400 njerëz. Gjithsej, 930.600 bjellorusë jetojnë aktualisht në territore që u kontaminuan nga mbetjet radioaktive të bartura nga era pas aksidentit bërthamor në republikën fqinje sovjetike të Ukrainës. Në gusht, Bjellorusia pretendoi se studimet e kryera gjatë periudhës 2021-2025 kishin treguar një “përmirësim të ndjeshëm të kushteve në disa vendbanime të vendosura në zonat e kontaminuara me radionuklide”. Vendimi për ndryshimin e statusit...