Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Zonat e mbrojtura, Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e PD për shfuqizimin e ligjit
Gjykata Kushtetuese ka vendosur rrëzimin e kërkesës së 37 deputetëve të Partisë Demokratike për ligjin e zonave të mbrojtura. Deputetët pretendonin se ligji binte ndesh me Kushtetutën dhe marrëveshjet ndërkombëtare. Në vendimin e saj, Gjykata rrëzoi shumicën e pretendimeve për mungesë argumentimi kushtetues ose për shkak se gjyqtarët nuk arritën shumicën e nevojshme prej pesë votash. Sa i përket raportit financiar të projektligjit dhe konsultimit publik, gjykata vlerësoi se ligji nuk ka sjellë efekte konkrete që do të kërkonin përllogaritje të detajuar shpenzimesh, ndërsa konsultimi publik i zhvilluar nga Kuvendi u cilësua në përputhje me Kushtetutën. Gjithashtu, Gjykata theksoi se...