Zjarri tek karburanti i “Brrylit”, ekspertja: Mund të jetë shkaktuar nga mungesa e tokëzimit të depozitës
Shpërthimi i gazit pranë pikës së karburantit në zonën e “Brrylit” ishte i fuqishëm. Forca e tij rrëzoi strukturën e karburantit dhe objektin njëkatësh ku ndodheshin tre punonjës, të cilët morën plagë të lehta në trup. Ngjarja ka ngritur pikëpyetje edhe mbi respektimin e kushteve të sigurisë, sipas kryetares së Unionit të Inxhinierëve, Dëshira Mëna. Certifikatat e dhëna nga ISHTI dhe Drejtoria e Zjarrfikësve jo gjithmonë janë të merituara. “Kemi dy institucione që kanë përgjegjësi në këtë drejtim. MZSH-ja certifikon masat e mbrojtjes nga zjarri, ndërsa ISHTI është institucioni që kontrollon dhe certifikon pajisjet nën presion. Mesazhi është shumë i qartë: ajo certifikatë nuk është thjesht një copë letër që i jep të drejtën biznesit të vazhdojë aktivitetin. Ajo certifikatë duhet të jetë një garanci...
Burimi:
javanews.al