Zjarri shkrumbon sipërfaqe me shkurre në Lazarat, flakët rrezikojnë edhe banesat!

Zjarri shkrumbon sipërfaqe me shkurre në Lazarat, flakët rrezikojnë edhe banesat!

Një zjarr ka përfshirë mbrëmjen e sotme (22 shtator) një sipërfaqe me barishte dhe shkurre në fshatin Lazarat. Menjëherë në vendngjarje u nis grupi i shërbimit me një automjet zjarrfikës dhe grupin e ndërhyrjes. Me mbërritjen në vendngjarje, u konstatua një zjarr me përmasa të konsiderueshme, i cili rrezikonte banesat përreth. Forcat zjarrfikëse ndërhynë menjëherë për izolimin e zjarrit, duke bërë të mundur ndalimin e përhapjes së tij në drejtim të banesave.