
Zjarri shkrumbon një lokal në Vlorë, shkak dyshohet shkëndija elektrike
👁4365
Një lokal është përfshirë nga flakët gjatë mbrëmjes së sotme (25 mars) në fshatin Novoselë të Vlorës. Gazetari i Report Tv, Armand Xhelili, informon se nga zjarri janë shkaktuar dëme materiale, kurse forcat zjarrfikëse kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, duke bërë të mundur shuarjen e flakëve. Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak është bërë një shkëndijë elektrike, teksa do pritet edhe ekspertimi piroteknik për të vërtetuar dhe në rrugë shkencore. Gjithashtu po merret edhe dëshmia e pronarit të lokalit.
Burimi:
Javanews.al