Zjarri shkrumbon banesën në Bulqizë, shpëtohet nga flakët një person me aftësi të kufizuara! (VIDEO)
Një zjarr ka përfshirë sot (19 shtator) një banesë në katin e parë të një pallati në Lagjen e Re, në Bulqizë, duke shkaktuar panik tek banorët. Sipas informacioneve paraprake, në banesë jetonte një person me aftësi të kufizuara, i cili është nxjerrë në kohë nga banesa nga fqinjët. Pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse dhe shërbimet e Policisë, të cilat kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve dhe për sigurimin e zonës. Nuk raportohet ende për persona të tjerë të lënduar, ndërsa mbeten për t’u përcaktuar përmasat e dëmeve materiale. Shkaqet e zjarrit nuk dihen ende. Pritet që grupi hetimor të kryejë verifikimet në vendngjarje për të përcaktuar rrethanat dhe shkakun e rënies së zjarrit.
Burimi:
javanews.al