Zjarri pranë parkut të Apolonisë, ministri Gonxhja: Asnjë monument i dëmtuar, ndërhyrje nga toka dhe ajri për shuarjen e zjarrit! Hetim shkakut

Zjarri pranë parkut të Apolonisë, ministri Gonxhja: Asnjë monument i dëmtuar, ndërhyrje nga toka dhe ajri për shuarjen e zjarrit! Hetim shkakut

Zjarri i rënë në afërsi të Parkut Arkeologjik të Apolonisë po merret nën kontroll falë ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse dhe operacionit nga ajri. Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ishte në terren për të ndjekur nga afër situatën dhe ndërhyrjen për shuarjen e flakëve, duke theksuar se mbrojtja e parkut si pasuri e trashëgimisë kulturore është përparësi. Gonxhja deklaroi se zjarri nuk mund të ketë ardhur nga temperaturat e ulëta, por është i vendosur nga njeriu. “Aksioni për fikjen e zjarrit po vijon. Kemi forca të shtuara nga toka dhe ajri. Me temperatura kaq të ulëta nuk mund të kemi një zjarr të tillë. Shkak është gabimi njerëzor, policia po heton. Nuk është dëmtuar asnjë monument brenda parkut.” Ministri falënderoi strukturat e emergjencës...