Zjarri përfshin fshatin Delisuf në Vlorë, zjarrfikësit dhe banorët në operacion për shuarjen e tij
Një zjarr i madh ka përfshirë fshatin Delisuf, në Njësinë Administrative Novoselë të qarkut Vlorë. Flakët, të favorizuara nga era e fortë, janë përhapur me shpejtësi në zonë, ndërsa sipas informacioneve nga terreni, zjarri ka prekur kryesisht sipërfaqe me pemëtari. Flakët kanë përfshirë edhe një stallë bagëtish. Fatmirësisht, në momentin e rënies së zjarrit nuk ka pasur bagëti brenda stallës, por janë djegur sasi bari të destinuara për ushqimin e tyre. Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë sipërfaqe të gjera të përshkuara dhe të djegura nga flakët. Në operacionin e shuarjes së zjarrit janë angazhuar forcat e zjarrfikësve, të cilët vijojnë përpjekjet intensive për ta vënë nën kontroll situatën. Në ndihmë të tyre kanë dalë edhe banorë të zonës, të cilët po punojnë krahë për...
Burimi:
javanews.al