Zjarri në Skërficë, nis operacioni për shuarjen e flakëve

Zjarri në Skërficë, nis operacioni për shuarjen e flakëve

Një vatër zjarri është aktivizuar në malin e Skërficës, në territorin e Bashkisë Delvinë, duke rrezikuar përhapjen në zonat përreth, përfshirë edhe pyllin e mbrojtur të Pikës në Bashkinë Gjirokastër. Për të parandaluar përhapjen e flakëve dhe për të mbrojtur zonën pyjore, shërbimi zjarrfikës i Gjirokastrës, në bashkëpunim me Forcat e Armatosura, ka ndërmarrë një ndërhyrje të koordinuar emergjente. Operacioni ka nisur në orën 04:20 të mëngjesit, me pjesëmarrjen e 10 zjarrfikësve dhe 15 efektivëve të ushtrisë. Aktualisht, puna vijon me intensitet të lartë për shuarjen e zjarrit dhe izolimin e vatrave përreth. Autoritetet po monitorojnë nga afër situatën për...