Zjarri në nënstacionin e Ibës, rikthehet energjia elektrike në disa zona

Zjarri në nënstacionin e Ibës, rikthehet energjia elektrike në disa zona

Prej disa ditësh vendi ynë është përfshirë nga një mot me temperatura të larta, duke arritur sot nivelin e 40 gradëve Celsius. Për shkak të kushteve të vështira atmosferike dhe ngarkesës së rrjetit, është regjistruar një incident në nënstacionin Ibë, ku një zjarr përfshiu transformatorin e fuqisë 110/10 kV. Operatori i Sistemit të Shpërndarjes (OSSH) bëri të ditur se zjarri është shkaktuar nga regjimi i sforcuar i funksionimit të pajisjeve, i ndikuar nga temperaturat e larta dhe rritja e konsumit. Reagimi i menjëhershëm i brigadave të zjarrfikëses dhe stafit teknik të OSSH bëri të mundur shuarjen e zjarrit pa pasoja...