Zjarri në Mat del jashtë kontrollit, përfshihet  nga flakët pylli me pisha në Trodhen

Zjarri në Mat del jashtë kontrollit, përfshihet nga flakët pylli me pisha në Trodhen

Zjarri që ka përfshirë zonën e Lundrës në Mat është përshkallëzuar, pasi po përhapet drejt pyllit të Trodhenit, ku ndodhen sipërfaqe të konsiderueshme me pisha të zeza. Era e fortë dhe terreni i thyer malor po favorizojnë avancimin e flakëve, çka ka vështirësuar ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse nga toka. Rreth 90 persona janë angazhuar në operacion, përfshirë zjarrfikës, punonjës të Bashkisë Mat dhe të shërbimit pyjor. Situata mbetet kritike, ndërsa flakët dhe tymi i dendur kanë përfshirë zonën. Rrezik paraqitet edhe për stanet që ndodhen në Trodhen. Autoritetet dyshojnë se zjarri mund të jetë shkaktuar qëllimisht, ndërsa vijojnë përpjekjet për vënien nën kontroll të situatës.