Zjarri në Kalivaç, kryebashkiaku Ndreu: Dëme të shumta në disa banesa, situata është në përmirësim

Zjarri në Kalivaç, kryebashkiaku Ndreu: Dëme të shumta në disa banesa, situata është në përmirësim

Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, ka inspektuar nga afër zonat e përfshira nga zjarri në Kalivaç, ku flakët kanë shkaktuar dëme edhe në disa banesa. Në një prononcim për mediat, Ndreu bëri me dije se zjarri është përhapur me shpejtësi, i favorizuar edhe nga erërat e forta. Sipas tij, ndërhyrja e forcave në terren, e mbështetur edhe nga ajri me dy helikopterë, ka bërë që situata të shkojë drejt përmirësimit. Autoritetet vijojnë punën për vënien nën kontroll të plotë të vatrave të zjarrit dhe për monitorimin e zonave të prekura. “Ka një zjarr, siç e shikoni është një ndër zonat më të thella të Lezhës. Zjarri është përhapur menjëherë, ka pasur edhe erë. Ndërkohë që ne jemi përgatitur, forcat e emergjencave janë përgatitur. Helikopterët kanë...