Zjarri në Himarë, Policia shoqëron çobanin piroman, dyshohet se i vuri flakën zonës nga shpërtheu vatra katastrofike!

Zjarri në Himarë, Policia shoqëron çobanin piroman, dyshohet se i vuri flakën zonës nga shpërtheu vatra katastrofike!

Një person është shoqëruar në Komisariatin e Vlorës, pasi dyshohet se ka vendosur zjarrin në zonën e bypass-it të Vlorës, ku flakët përfshinë mbrëmjen e së premtes edhe lagjen nr. 1 në Himarë. Personi i shoqëruar është një çoban i zonës, i cili kullot bagëtitë në territorin pranë bypass-it. Sipas dyshimeve paraprake të autoriteteve, ai mund të ketë lidhje me vendosjen e flakëve, ndërsa po kryhen hetime për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes. Zjarri, i favorizuar edhe nga era e fortë, u përhap me shpejtësi dhe doli jashtë kontrollit, duke rrezikuar banesa dhe biznese. Si pasojë, gjashtë banesa u dogjën plotësisht, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Për shkak të rrezikut, banorët dhe turistët që ndodheshin në zonë u detyruan të largoheshin nga...