Zjarri në Drenovë/ Flakët arrijnë pranë një pusi nafte e nënstacioni elektrik

Zjarri në Drenovë/ Flakët arrijnë pranë një pusi nafte e nënstacioni elektrik

Zjarri në fshatin Drenovë të Mallakastrës vijon të jetë ende aktiv. Sipas burimeve, flakët kanë përparuar me shpejtësi  duke shkaktuar shqetësim mes banorëve dhe autoriteteve vendore. Flakët të favorizuara nga era e fortë janë afruar pranë një nënstacioni elektrik dhe një pusi nafte. Burime bëjnë me dije se shërbimet zjarrfikëse janë në gatishmëri të plotë dhe janë përqendruar kryesisht pranë nënstacionit për të parandaluar përhapjen e zjarrit drejt infrastrukturës kritike. Ndërkohë, përforcime priten nga kompania Albpetrol, për të ndihmuar në përballimin e situatës dhe për të mbrojtur pusin e naftë dhe një magazinë, që ndodhet gjithashtu në afërsi të flakëve.
Burimi: Opinion.al